Dita Botërore e Konsumatorit, Lula: Duhet më shumë ndërgjegjësim për të gjithë aktorët e zinxhirit ushqimor

Shqipëria

Dita Botërore e Konsumatorit, Lula: Duhet më shumë ndërgjegjësim për të gjithë aktorët e zinxhirit ushqimor

Më: 13 mars 2026 Në ora: 21:42
Rudina Lula

Dita Botërore e Konsumatorit, Lula: Duhet më shumë ndërgjegjësim për të gjithë aktorët e zinxhirit ushqimor.

Në një lidhje online, Rudina Lula, Drejtore e Qendrës për Ekselencë “Destiny”, foli për takimin e zhvilluar në Tiranë në kuadër të 15 marsit, Ditës Botërore të Mbrojtjes së Konsumatorit, ku përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile u mblodhën në një tryezë diskutimi për forcimin e mekanizmave institucionalë në mbrojtje të konsumatorëve.

Lula theksoi se ndërgjegjësimi mbetet një element thelbësor dhe duhet të forcohet më tej për të gjithë aktorët e përfshirë në zinxhirin ushqimor, nga institucionet dhe bizneset deri te vetë konsumatorët.

Sipas saj, vetëm përmes bashkëpunimit dhe informimit të vazhdueshëm mund të garantohet një sistem më i fortë i mbrojtjes së konsumatorit dhe produkte më të sigurta në treg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat