Aksident në Korçë–Pogradec: Vetura del nga rruga, një i lënduar

Shqipëria

Aksident në Korçë–Pogradec: Vetura del nga rruga, një i lënduar

Më: 9 prill 2026 Në ora: 08:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.

Mësohet se mjeti drejtohej nga Besmir Mustaj, 37 vjeç, banues në Roskovec. Sipas të dhënave paraprake, automjeti ka përplasur barrierat mbrojtëse pranë kryqëzimit të fshatit dhe më pas ka përfunduar në anë të rrugës, duke pësuar dëme të shumta materiale.

Si pasojë e aksidentit, Mustaj ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës, shkruan A2CNN.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat