E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali

Shqipëria

E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali

Më: 20 prill 2026 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sllovë të Dibrës, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një kalë.

Siç raporton JOQ, viktima është Bashkim Ferati, ndërsa dyshohet se ka qenë në afërsi të kafshës në momentin kur ka ndodhur incidenti fatal.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari ka marrë plagë të rënda nga goditjet e kafshës dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e tyre nga autoritetet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat