Aksident i rëndë në Fier, mjeti përplas për vdekje 65-vjeçarin

Shqipëria

Aksident i rëndë në Fier, mjeti përplas për vdekje 65-vjeçarin

Më: 29 prill 2026 Në ora: 17:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën.

Ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat