"E mësova nga mediat"/ U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, do ankohem

Shqipëria

"E mësova nga mediat"/ U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, do ankohem

Më: 1 maj 2026 Në ora: 18:03
Mereme Sela

Kandidatja në garën për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela, ka reaguar pas skualifikimit të saj. Me anë të një reagimi, Sela shpreht se skualifikimin e saj e ka marrë nga mediat, ndërkohë që e konsideron të papranueshme. Ajo thekson se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe do të paraqesë ankesë zyrtare për skualifikimin nga gara e PD-së.

“Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, çka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar.

Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi është profesori Berisha.

Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare.

Megjithatë, bazuar në përvojat e mëparshme, nuk pres një reagim apo përgjigje serioze nga Partia Demokratike, pasi kjo ka qenë një praktikë e përsëritur ndër vite. Kjo mënyrë veprimi është një ndër arsyet kryesore pse Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë sot. Duke iu falenderuar per mbeshtetjen!”, tha Mereme Sela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat