Vijojnë punimet pranë Tunelit të Llogarasë

Shqipëria

Vijojnë punimet pranë Tunelit të Llogarasë

Më: 19 maj 2026 Në ora: 12:36
Vijojnë punimet pranë Tunelit të Llogarasë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se kanë përfunduar 80% e punimeve për vendosjen e shtresave asfaltike në kilometrin e parë të segmentit rrugor lidhës me Tuneli i Llogarasë.

Sipas mediave në Shqipëri, aktualisht punimet kanë hyrë në fazën e asfaltimit, ndërsa progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80 për qind, duke treguar një ecuri të shpejtë të realizimit të investimit.

Punimet po zhvillohen në segmentin rrugor që lidhet me hyrje-daljen e Tunelit të Llogarasë, ku ekipet teknike janë të angazhuara për përfundimin e shtresave asfaltike dhe elementeve të tjera infrastrukturore që garantojnë funksionalitet të plotë të rrugës.

Përfundimi i këtij segmenti pritet të ketë rëndësi të veçantë edhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave përreth, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve rritet ndjeshëm.

Njoftimi i plotë:

Në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë kanë nisur punimet për realizimin e shtresave asfaltike në kilometrin e parë ndërsa progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80%

Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe aksesin drejt jugut të vendit, duke ofruar lëvizje më të shpejtë dhe më të sigurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat