Përfshihet nga flakët makina në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi!

Shqipëria

Përfshihet nga flakët makina në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi!

Më: 26 maj 2026 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier. Sipas burimeve  paraprake mjeti ka qenë ne lëvizje teksa drejtuesi ka pikasur praninë e tymit.

Ai ka dalë menjëherë nga automjeti i cili më pas është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë qe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet.

Sakaq, paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat