Berisha pret në takim kreun e “VLEN”, në fokus të bisedimeve bashkëpunimi ndërshqiptar dhe integrimi europian

Shqipëria

Berisha pret në takim kreun e “VLEN”, në fokus të bisedimeve bashkëpunimi ndërshqiptar dhe integrimi europian

Më: 29 maj 2026 Në ora: 22:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti në një takim në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Tetovë dhe njëkohësisht kreun e partisë “VLEN”, Bilall Kasami.

Gjatë takimit, dy politikanët zhvilluan një bisedë të fokusuar te forcimi i bashkëpunimit ndërshqiptar, sfidat aktuale politike në rajon dhe rëndësia e koordinimit të faktorit politik shqiptar në funksion të interesave kombëtare dhe integrimit europian.

Sipas Berishës, në takim u diskutua edhe mbi perspektivën e integrimit në Bashkimi Europian, zhvillimet politike në rajon dhe nevoja që shqiptarët të kenë një zë të bashkuar dhe vizionar në proceset që lidhen me të ardhmen e rajonit.

Reagimi:

Kënaqësi të prisja në zyrë Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës dhe njëkohësisht Kryetar i Partisë “VLEN”.

Gjatë takimit zhvilluam një bisedë të hapur dhe miqësore mbi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, sfidat aktuale politike në rajon, si dhe mbi rëndësinë e koordinimit më të madh të faktorit politik shqiptar në funksion të interesave kombëtare dhe të ardhmes sonë të përbashkët europiane.

Diskutuam gjithashtu për perspektivën e integrimit në Bashkimin Europian, zhvillimet politike në rajon dhe domosdoshmërinë që shqiptarët të kenë një zë të fortë, të bashkuar dhe vizionar në proceset që lidhen me të ardhmen e rajonit dhe të kombit tonë.

Z. Kasami më përgëzoi për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike dhe më uroi suksese në sfidat e ardhshme politike, gjë për të cilën e falënderova me shumë vlerësim dhe mirënjohje.

U dakordësuam të vazhdojmë komunikimin dhe bashkëpunimin me synimin për të forcuar më tej marrëdhëniet politike dhe institucionale mes faktorëve shqiptarë në rajon, në shërbim të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat