Në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, demokratja Jorida Tabaku pasi vlerësoi punën e të vetëve të bërë ndër vite, njëkohësisht kërkoi me ngulm ndryshimin e demokratëve për një Shqipëri më të mirë.
Pasi bëri thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, Tabaku theksoi se besimi i qytetarëve ndaj politikanëve do të jetë në rritje në momentin kur këta të fundit do të nisin ndryshimin nga vetja e tyre për një Shqipëri më të mirë.
“ PD ka pasur brezin që mbajti gjallë opozitën në ditën më të vështira. Kërkoj një brez që nuk pyet kush është me mua e kush kundër meje, ndaj sot nuk ka rëndësi t’i drejtohemi vetëm anëtarëve të partisë që kanë qenë janë me ne por ti drejtohemi çdo shqiptari. E kjo nis me demokratin e thjeshtë që ka rizgjedhur të kthehet në shtëpi. Shqipëria nuk ndryshon kur një tjetër zgjedh të ndryshojë për ne por kur secili prej nesh ndryshon veten. Le të ndryshojmë veten që të ndryshojmë Shqipërinë” tha deputetja Tabaku para të vetëve.
Fjala e Jorida Tabakut:
Më lejoni të them që ndihem e nderuar që flas para jush sot si demokrate, që fëmijë e kam zgjedhur këtë parti. 14 vite me radhë demokratët e demokrate kemi qëndruar, kemi qëndruar kur ndershmëria shihej si dobësi. Ju nuk jeni vetëm anëtarë partie, ju jeni dëshmi e gjallë që dinjiteti nuk shitet e bindja nuk bie kurrë. Kjo sallë nuk është vetme në këtë besim. Janë mbi 700 mijë shqiptarë që besojnë e kanë guxim për tu përballur me këtë sistem. Ne kemi folur për plakjen e korrupsionin, të gjitha janë plagë.
Por plaga e vërtetë është humbja e besimit. Shqiptarët nuk e besojnë që puna shpërblehet, e kur nuk beson ose largohesh ose rri aty e nuk flet. Beteja më e madhe është me dëshpërimin. Ne shohim cilat janë mekanzimat e tij. Ndërkohë që pakica e lidhur me pushtetin merr favore, i riu me diplomë emigron, ndërkohë që një tjetër favorizohet. Kjo është mënyrë se si sistemi po vret shpresën. Në këtë sallë e përtej ka shumë njerëz që çdo ditë e denoncojnë këtë sistem. Ekziston edhe një bindje tjetër sepse nuk shuhet shpresa për të punuar për një Shqipëri më të mirë. Një Shqipëri kur tregu është konkurrenca e meritokracia, një Shqipëri që nuk bën llogari se çfarë duhet të paguajë për vaktin e radhës, një Shqipëri ku politika shpërblen punë e jo servilzimin, një Shqipëri që ka nevojë për njerëz të ndershëm e jo për mjekun që nuk e hap telefonin.
Një Shqipëri e tillë kërkon një qeverisje e cila është përtej interesave të përditshme. Sot thirrja ime është për ato të rinj që nuk kanë votuar kurrë, për sipërmarrësit që kërkojnë rregulla të drejta, për prindërit që kërkojnë të drejtën për fëmijët e tyre, edhe për ato socialistë që nuk bien dakord me zgjedhjen e rrugën që ka marrë vendin. Askush prej jush nuk është kundërshtar. PD nuk kërkon ti ndryshojë bindjet askujt, por shtrin dorën që të marrë besimin e shqiptarëve për një vend më të ndershëm. Të gjithë në fund të ditës e duam këtë vend, ndaj PD është gati për të qenë krah shqiptarëve.
PD ka pasur brezin që mbajti gjallë opozitën në ditën më të vështira. Kërkoj një brez që nuk pyet kush është me mua e kush kundër meje, ndaj sot nuk ka rëndësi t’i drejtohemi vetëm anëtarëve të partisë që kanë qenë janë me ne por ti drejtohemi çdo shqiptari. E kjo nis me demokratin e thjeshtë që ka rizgjedhur të kthehet në shtëpi. Shqipëria nuk ndryshon kur një tjetër zgjedh të ndryshojë për ne por kur secili prej nesh ndryshon veten. Le të ndryshojmë veten që të ndryshojmë Shqipërinë.