Berisha pas procesit të votimit për anëtarë e Këshillit Kombëtar: Lista më elitare e Shqipërisë

Shqipëria

Berisha pas procesit të votimit për anëtarë e Këshillit Kombëtar: Lista më elitare e Shqipërisë

Më: 30 maj 2026 Në ora: 16:24
Sali Berisha

Sali Berisha, kreu i PD-së, ka folur pas procesit të votimit në Kuvendin Kombëtar për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Sipas kryedemokratit, kjo është një nga listat që përfaqëson ripërtëritjen e Partisë Demokratike.

“Jam i bindur se këto lista përfaqësojnë një elitë të vërtetë politike të Shqipërisë, një ripërtëritje në frymën e këtij Kuvendi. Janë ndër listat më dinjitoze. Natyrisht, numri i madh i kandidaturave e bën të vështirë zgjedhjen.

U vonova, sepse i kanë ndarë veçmas për burrat, veçmas për zonjat dhe veçmas për të rinjtë. Uroj që gratë të arrijnë në 40%, të rinjtë të jenë sa më të pranishëm.

Ripërtëritje do të thotë modernitet i Partisë Demokratike dhe një organizim shumë më i fuqishëm. Do të ketë ripërtëritje nga seksioni deri në majë. Unë do të propozoj emra të rinj, më pas i përcakton vota”, u shpreh Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat