E cilësoi ‘themeluese të korrupsionit’, Balla komenton deklaratën e Petro Koçit për Belinda Ballukun: Ditë të nxehta me temperaturë!

Shqipëria

E cilësoi ‘themeluese të korrupsionit’, Balla komenton deklaratën e Petro Koçit për Belinda Ballukun: Ditë të nxehta me temperaturë!

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 12:29
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar deklaratën e ish deputetit socialist Petro Koçi për Belinda Ballukun, të cilës iu referua si “themeluese të korrupsionit” në një koment të bërë pas aktivitetit të zhvilluar në Fier për 35-vjetorin e themelimi të PS-së.

Nga jashtë Kuvendit, Balla u pyet nga gazetarët edhe për komentet e Koçit ndaj ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres nën akuzë nga SPAK, e cila aktualisht është drejtuese politike e PS në Fier, duke bërë një koment ironik se ditët janë të nxehta dhe temperaturat janë të larta.

“Unë nuk e kam ndjekur deklaratën e Petros dhe refuzoj të komentoj mbi diçka që nuk e kam lexuar vetë. Megjithatë, ditë të nxehta me temperaturë dhe secili ka këndvështrime të veta.

Por mendoj se PS Fierin e ka kryeqytetin e vet. E kam drejtuar qarkun. Kemi fituar gjithmonë në Fier, dhe do të vazhdojmë të fitojmë”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat