Dosti ‘shpërthen’: Rama i ‘trembur e i tmerruar’ po fyen protestuesit, por…!

Shqipëria

Dosti ‘shpërthen’: Rama i ‘trembur e i tmerruar’ po fyen protestuesit, por…!

Nga: A.M Më: 14 qershor 2026 Në ora: 18:52
Protesta

Publicisti dhe analisti politik Adriatik Dosti ka reaguar lidhur me protestat e vazhdueshme në vend, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe disa figura publike e mediatike për qëndrime fyese ndaj protestuesve.

Në reagimin e tij në Facebook, Dosti thekson se, pavarësisht etiketimeve dhe kritikave të shumta ndaj pjesëmarrësve në protestë, reagimi qytetar nuk është ndalur, përcjell “Bota sot”.

Ai nënvizon se protestuesit mbeten të vendosur në kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa thekson se pakënaqësia ndaj qeverisë po vijon të shprehet në mënyrë të qëndrueshme në rrugë.

Shkrimi i plotë

Protesta vazhdon...

Edhe pse Rama, i trembur e i tmerruar, vazhdon t’i fyejë, t’i shajë, t’i poshtërojë e t’i etiketojë protestuesit shqiptarë lloj-lloj.

Edhe pse këtë radhë u ka thënë hajvanë, fashistë e bullizues.

Edhe pse Rama është shumë i keqardhur pse protestuesit i prishën koncertin Ylli Limanit (???).

Edhe pse Rama u mërzit shumë që mikut të tij, Noizyt, protestuesit i paskëshin çarë trapin (???).

Edhe pse i çmenduri Frrok Çupi i quajti protestuesit “llum që vjen vërdallë rrugëve të Tiranës”.

Edhe pse kokëtrashë Lluca (lexo Luca) tha për protestuesit se ata janë të padenjë dhe dembelë që kërkojnë të destabilizojnë shtetin (???).

Edhe pse Ben Blushi i quajti protestuesit muslimanë të hallakatur që s’dinë se ç’kërkojnë.

Edhe pse Top Channel e pushoi nga puna gazetaren Sidorela Gjoni pas intervistës që e nxori nga vetja Ramën.

Edhe pse një nga krerët e protestës, që mban një qeleshe në kokë sa herë merr megafonin, ulërin vetëm kundër opozitës e Berishës.

Edhe pse Kol Balla, në kushte jo të mira shikimi, ç’nuk po bën për të numëruar “me saktësi” protestuesit dhe më pas numrin e tyre t’ia dërgojë shefit.

Edhe pse shqiptarët, shumë tifozë futbolli, këtë radhë duket se e kanë braktisur kampionatin botëror dhe i kanë qëndruar besnik protestës së tyre.

E megjithatë, protesta vazhdon dhe protestuesit janë të vendosur në kërkesën nr. 1 të tyre: Rama ik, largohu – dorëhiqu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat