Vlorë: Përfshihet nga flakët automjeti

Shqipëria

Vlorë: Përfshihet nga flakët automjeti

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në rrugën që të çon në Kaninë, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkrumbuar plotësisht mjetin. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e rrezikut.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik, i lidhur me mbinxehjen e automjetit.

Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat