Me thikë me vete, arrestohet 22-vjeçari në Kuçovë

Shqipëria

Me thikë me vete, arrestohet 22-vjeçari në Kuçovë

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Strukturën Operacionale të DVP Berat, arrestoi në flagrancë 22-vjeçarin Alvaro Saraçi, banues në Lushnjë, pasi u kap duke mbajtur pa leje një armë të ftohtë.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po qarkullonte, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë. Burime bëjnë me dije se i riu ka deklaruar para uniformave blu se thika i ishte dhuruar dhe se e kishte “harruar” në çantë.

Ndaj 22-vjeçarit nisi procedimi për veprën penale “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat