Zjarr edhe në Opar të Moglicës, flakët përhapen me shpejtësi

Shqipëria

Zjarr edhe në Opar të Moglicës, flakët përhapen me shpejtësi

Më: 3 gusht 2026 Në ora: 19:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Opar të njësisë administrative të Moglicës.

Sipas të dhënave, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.

Mësohet se drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse që do të bëjnë të mundur izolimin e vatrës, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.

Nuk dihet ende sipërfaqja e prekur por siç duket edhe në pamje, zjarri ka nevojë për ndërhyrje urgjente për të mos u përhapur më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat