Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 07:48
Fotoilustrim

Pjesa më e madhe e territorit sot do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites vranësirat do të shfaqen kryesisht në relievet kodrinore dhe malore të vendit.

Në këto zona pritet edhe prania e reshjeve të shiut, kryesisht me intensitet të ulët. Reshjet do të jenë më të mundshme përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit, veçanërisht gjatë mesditës dhe pasdites.

Një tjetër veçori e motit gjatë ditës do të jetë përqendrimi i lartë i grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga veriperëndimi-verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në zonat jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet deri në 14 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat