Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas raportimeve për masën e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe kontrollet në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin dhe dosjen AKSHI.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se nisur dhe nga ky zhvillim i fundit që vjen nga SPAK, largimi i kryeministrit Edi Rama është më shumë se kurrë emergjencë kombëtare.
Reagimi i plotë i Tedi Blushit:
Shporrja e Edi Ramës është më shumë se kurrë emergjencë kombëtare.
Shteti ka rënë! Siguria kombëtare ka rënë!
SHISH dhe Policia në duart e Gysit dhe Mbrojtja në duart e Ronit është zyrtarizim i kapjes së shtetit në çdo qelizë nga mafia!
Skandal i përmasave të jashtëzakonshme që kërkon reagim të fuqishëm kombëtar!
Mafia ka sot shtetin e vet, por shteti duhet t’u kthehet shqiptarëve! Me çdo çmim!