Zjarr i madh në kodrat e Llamanit, flakët po përhapen nga era e fortë!

Shqipëria

Zjarr i madh në kodrat e Llamanit, flakët po përhapen nga era e fortë!

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 11:24
Fotoilustrim

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë. Flakët kanë nisur rreth orës 09:00 dhe, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi.

Ndërkohë, një zjarr ka rënë edhe në një stan në Akërni.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse të Vlorës janë nisur drejt vendngjarjes për të vendosur situatën nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zonat përreth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat