Studentet përballen me ujin e policisë, Berisha: Studentët do fitojnë

Shqipëria

Studentet përballen me ujin e policisë, Berisha: Studentët do fitojnë

Nga: A.SH Më: 21 tetor 2026 Në ora: 09:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga protestat në Tiranë, ku shihen disa vajza duke i rezistuar presionit të ujit të lëshuar nga autobotët e policisë.

Berisha ka shpërndarë videon në rrjetet sociale, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e studentëve përballë ndërhyrjes policore.

“Epike, studentët do fitojnë”, ka shkruar Berisha krahas pamjeve të publikuara.

Protestat në Tiranë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa pamjet e shpërndara nga figura politike kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat