Shahu: Protestuesit përballë ish-Sigurimit të Shtetit, beteja përfundimtare luhet në kutitë e votimit

Shqipëria

Shahu: Protestuesit përballë ish-Sigurimit të Shtetit, beteja përfundimtare luhet në kutitë e votimit

Nga: A.M. Më: 21 tetor 2026 Në ora: 20:36
Rexhep Shahu

Publicisti Rexhep Shahu ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook lidhur me protestat në Shqipëri, duke ngritur pretendime për ndikimin e ish-Sigurimit të Shtetit komunist në zhvillimet politike në vend.

Në shkrimin e tij, Shahu shprehet se të rinjtë që kërkojnë ndryshime cilësore në jetën e tyre përballen, sipas tij, me figura të vjetra politike, të cilat vazhdojnë të ndikojnë në prapaskenat e politikës dhe të shtetit shqiptar.

Ai e cilëson kryeministrin Edi Rama dhe vartësit e tij si figura që, sipas tij, ndikohen nga qarqe të tjera politike, ndërsa pretendon se protestat kanë dalë jashtë kontrollit të atyre që fillimisht mund të kenë synuar t'i drejtojnë ato.

Postim i plotë:

Protestuesit dhe xhenazet e sigurimit

Rinia protestuese, që kërkon realisht ndryshim cilësor të jetës, që nuk bën argatin e komunistëve të rinj në protestë që aspirojnë pushtetin, që nuk bën argatin e dështakëve të provuar në politikë, është në fakt përballë me ish sigurimin e shtetit komunist, me xhenazet politike që lëvizin gjithë fijet e padukshme të jetës politike e shtetërore në Shqipëri.

Edi Rama me vartësit e tij, që shumicës së deputetëve e ministrave nuk ua din as emrat, janë kukulla teatri fëmijësh që bëjnë çfarë u thuhet nga ish sigurimi i shtetit, nga xhenazet politike që lëvizin fijet.

Kur ptotesta “u çmend”, u doli nga kontrolli dhe nuk kishte më frymëzim protetën e studentëve serbë, Rama e humbi ekuilibrin, duke folë me vete ç’më duhet mua kush jam e çfarë them, e filloi të kërcënojë. U frymëzuan maskat në dy blloqet, nga policia e nga protestuesit. Me maska mund të jenë engjujt, por çfarë shihet e besohet, me maska fshihen keqbërës, policë civilë keqbërës e zjarrvënës që fshihen si protestues e protestues zjarrvënës që duan të shëmtojnë e poshtrojnë ptotestuesit. Nuk po flas për të mitur me maska që nuk besoj se janë kriminelë a zjarrvënës.

Sigurimi i shtetit komunist me xhenazet e gjalla është në veprim. Rama është aktor i dobët tani, po kërkojnë një aktor tjetër. Por për momentin kanë vendosë ta mbajnë “…është djali tonë muti…”.

Nuk dihet si do shkojë beteja. Por në fund të fundit nuk mund të jetë betejë tik-toku as Fb a instagrami, është betejë politike e cila do të zgjidhet politikisht në parlament mes pozitës e opozitës.

Në fund të fundit në kuti të votimit luhet finalja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat