Këlliçi: Asnjë polic i ndaluar për dhunën ndaj studentëve! Prokuroria të bëjë detyrën

Shqipëria

Këlliçi: Asnjë polic i ndaluar për dhunën ndaj studentëve! Prokuroria të bëjë detyrën

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 19:55
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së pretenduar policore gjatë protestave studentore, duke akuzuar Prokurorinë e Tiranës se nuk ka ndërmarrë masa ndaj efektivëve dhe drejtuesve të policisë që, sipas tij, janë përfshirë në dhunimin e protestuesve.

Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi deklaron se kanë kaluar gati dy javë nga nisja e protestave dhe se ende nuk është ndaluar asnjë efektiv apo drejtues policie, pavarësisht pamjeve dhe dëshmive të publikuara për dhunën ndaj të rinjve.

Sipas deputetit demokrat, gjatë kësaj periudhe janë shoqëruar dhe arrestuar rreth 1 mijë të rinj, mes tyre 250 të mitur, ndërsa dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat