Dhuna gjatë protestës së djeshme, Policia publikon sendet e sekuestruara

Shqipëria

Dhuna gjatë protestës së djeshme, Policia publikon sendet e sekuestruara

Nga: A.M. Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 11:14
Pamje nga videoja

Policia e Shtetit ka publikuar pamje të provave materiale të sekuestruara gjatë kontrolleve ndaj dy personave të maskuar, në kuadër të hetimeve për dokumentimin e akteve të dhunës gjatë protestës së djeshme, shkruan “Bota sot”.

Ndërkohë, protestat e studentëve në Shqipëri po vazhdojnë, me studentët që kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre.

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se provat materiale janë sekuestruar gjatë kontrolleve ndaj dy personave të maskuar, në kuadër të veprimeve për identifikimin dhe dokumentimin e akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të djeshëm.

Policia ka publikuar edhe pamjet e sendeve të sekuestruara, të cilat do të shërbejnë si prova në kuadër të procedurave hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat