Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë

Shqipëria

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 13:33
Vlora Hyseni

Avokati i ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është paraqitur mesditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, për seancën gjyqësore ndaj klientes së tij.

Kastriot Selita është parë në ambientet e gjykatës.

Ndërsa, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Vlora Hyseni nuk ka pranuar të paraqitet në seancë.

Kujtojmë se seanca ndaj ish-drejtueses së SHISH ishte parashikuar të zhvillohej një ditë më parë, por u shty për shkak të mungesës së prokurorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat