Protestuesit shpërndahen në disa zona të Tiranës, policia nis shoqërimin e qytetarëve
Pas zhvillimeve para Kryeministrisë, protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës. Një pjesë e tyre janë vendosur në parkun “Rinia”.
Ndërkohë, forcat e policisë janë zhvendosur nga zona e Kryeministrisë dhe janë shpërndarë në disa pjesë të kryeqytetit, ku kanë nisur edhe shoqërimet e qytetarëve në polici.
Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protesta është shtrirë në disa zona të qytetit.