Zbardhet përplasja në Asamblenë e PS-së, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës

Shqipëria

Zbardhet përplasja në Asamblenë e PS-së, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 12:45
Edi Rama

Edi Rama ka kërkuar që Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste të votojë përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, avokatit të Erion Veliajt. Spiropali ka replikuar me kryeministrin gjatë mbledhjes, ndërsa Ndreca nuk ka qenë i pranishëm. Rama ka refuzuar përjashtimin e Veliajt, me argumentin se ai “i ka duart e lidhura”.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare që po zhvillohet në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se Rama ka kërkuar që përjashtimi i Spiropalit të hidhet në votim. Gjatë diskutimeve, ajo ka replikuar gjithë kohës me kryeministrin.

Kryesocialisti ka kërkuar gjithashtu përjashtimin e Plarent Ndrecës, i cili është avokat i Erion Veliajt. Ndreca nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen ku është propozuar përjashtimi i tij.

Ndërkohë, Rama ka mbajtur një qëndrim tjetër ndaj Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim dhe më herët i kishte kërkuar Asamblesë të niste procedurën statutore të mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së.

“Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”, mësohet të ketë deklaruar Rama për Veliajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat