Spektakël i rrallë natyror në Theth

Shqipëria

Spektakël i rrallë natyror në Theth

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 18:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pamje mbresëlënëse natyrore është krijuar në zonën e Thethit, në Alpet Shqiptare, ku ujërat që zbresin nga lartësitë malore kanë krijuar rrjedha të shumta përgjatë shpateve të maleve.

Pas reshjeve intensive të shiut, përrenjtë dhe rrjedhat malore kanë marrë prurje të mëdha, duke krijuar pamje të veçanta, ku uji zbret nëpër faqet shkëmbore dhe formon ujëvara të përkohshme.

Thethi njihet për pasurinë e tij të jashtëzakonshme ujore, me burime natyrore, përrenj dhe ujëvara që burojnë nga zonat e larta malore.

Një prej atraksioneve më të njohura është Ujëvara e Grunasit, e cila ka një lartësi prej rreth 25 metrash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat