Rama publikon pamjet nga aksi Berat–Këlcyrë: Punimet drejt përfundimit, pritet të ndikojë në turizëm

Shqipëria

Rama publikon pamjet nga aksi Berat–Këlcyrë: Punimet drejt përfundimit, pritet të ndikojë në turizëm

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 08:40
Rruga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, duke bërë të ditur se punimet janë drejt përfundimit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se kjo rrugë do të krijojë një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, duke shkurtuar kohën e udhëtimit.

Sipas tij, aksi i ri pritet t'i japë hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë lokale të zonës.

"MIRËMËNGJES

dhe me pamjet nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit duke krijuar një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, që shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat