Dita e 171-të e protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Shqipëria

Dita e 171-të e protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 20:16
Protesta në Tiranë

Ashtu si një ditë më parë edhe sot para Kryeministrisë ka patur tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Të dy palët janë përplasur në Bulevard pasi protestuesit kanë tentuar të ‘stacionohen’ para zyrës së kryeministrit Rama.

Ndërsa efektivët nuk i kanë lejuar dhe i kanë spostuar në trotuarin te Kryesia e Kuvendit, raporton Top Channel.

Gjatë tensioneve policia ka tentuar të shoqërojë një person, ndërsa qytetarë kanë ndërhyrë për t’i mos lejuar efektivët ta marrin qytetarin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat