Nënpresident i KOK-ut,.Gazmend Maxhuni: “Bota sot”  -  burim i besueshëm dhe i vazhdueshëm i lajmit 

Sporti

Nënpresident i KOK-ut,.Gazmend Maxhuni: “Bota sot”  -  burim i besueshëm dhe i vazhdueshëm i lajmit 

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 11:57
Gazmend Maxhuni

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Triatlonit të Kosovës, Gazmend Maxhuni, njëherësh nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës, shpreh mirënjohje për kontributin e madh të gazetës “Bota sot”.

Maxhuni e ka uruar 30 vjetorin e gazetës “Bota sot”.

“Me rastin e 30-vjetorit të gazetës “Bota sot”, dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të lartë për kontributin e vazhdueshëm dhe të palëkundur që kjo gazetë ka dhënë në informimin e opinionit publik – me theks të veçantë në fushën e sportit.

Për tri dekada me radhë, “Bota sot” ka qenë një burim i besueshëm dhe i vazhdueshëm i lajmit, duke pasqyruar me profesionalizëm të gjitha zhvillimet sportive vendore dhe ndërkombëtare. Rubrika sportive e kësaj gazete ka qenë gjithmonë pranë sportistëve, klubeve dhe federatave tona, duke u dhënë hapësirë të merituar arritjeve, sfidave dhe sukseseve të tyre.

Rolin e gazetës “Bota sot” në këtë përvjetor të rëndësishëm e shoh si thelbësor në rrugëtimin e sportit Kosovar. Ajo ka qenë dhe mbetet një partner i vlefshëm i komunitetit sportiv – një zë që ka reflektuar realitetin, ka ndihmuar në promovimin e talenteve të rinj dhe ka kontribuar në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e sportit në shoqëri.

Urime përvjetori dhe suksese të mëtejme në misionin tuaj për informim të drejtë, të paanshëm dhe në shërbim të sportit dhe shoqërisë!”, ka uruar Maxhuni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat