Çitaku reagon ndaj FPPK-së: Të thërrasin Kuvendin me pikën e vetme, mocioni i votëbesimit për kryetarin 

Sporti

Çitaku reagon ndaj FPPK-së: Të thërrasin Kuvendin me pikën e vetme, mocioni i votëbesimit për kryetarin 

Më: 10 mars 2026 Në ora: 17:08
Pamje

Nehat Çitaku, delegat i kuvendit të Federatës së Pingponguy të Kosovës eh ish kryetar i federatësm ka eraguzarëpr zhvillimet r fndit në sportin e topit të celuloidit.

“Pas përfundimit të tri vazhdimeve të Kuvendit të Federatës së Pingpongut të Kosovës, të mbajtura më 22.02, 01.03 dhe 09.03.2026, konsiderojmë të nevojshme të informojmë komunitetin e pingpongut për disa çështje të rëndësishme që u zhvilluan gjatë këtyre mbledhjeve.

Gjatë gjithë procesit kemi kërkuar dokumente dhe raporte shtesë për disa pika të rendit të ditës, kërkesa të cilat fillimisht u refuzuan nga Kryesuesi i mbledhjes, gjë që çoi edhe në ndërprerjen e dy seancave të Kuvendit.

Vetë fakti se një pjesë e dokumenteve u dërguan vetëm pak para vazhdimit të mbledhjes së fundit, më 09.03.2026 në ora 18:07, për një mbledhje të thirrur në ora 19:30, tregon qartë se ku kanë qenë pengesat në zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.

Megjithatë, në frymë konstruktive dhe në interes të stabilitetit të Federatës, delegatët miratuan shumicën e raporteve, përfshirë raportin e punës, raportin financiar dhe buxhetin, por me vërejtje, plotësime dhe sqarime të rëndësishme të cilat u pranuan unanimisht.

Nga ana tjetër, nuk u miratuan ndryshimet statutare që kërkonin shumicë të cilësuar prej dy të tretave (2/3) të votave të anëtarëve të Federatës.

Po ashtu nuk kaloi as propozimi për plotësimin e Bordit Ekzekutiv dhe pasi Kryesuesi nuk pranoi të propozojë kandidatë të tjerë, duke bërë që edhe pas një viti mandati, Bordi të mbetet i paplotësuar e që është shkelja statutore e radhës nga Kryesuesi.

Kërkim-falja publike e Kryesuesit para delegatëve për gabimet gjatë udhëheqjes së këtyre tri mbledhjeve dhe për shkeljet statutore të evidentuara gjatë vitit të kaluar, flet më së miri për gjendjen në të cilën është sjellë Federata nga kjo mënyrë e qeverisjes.

Për më tepër, më 01.03.2026 është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për mocion votëbesimi ndaj Kryetarit dhe strukturave drejtuese të Federatës. Sipas Statutit, Sekretari i Federatës ka obligim që brenda tre javësh të thërrasë mbledhjen e Kuvendit me pikën e vetme të rendit të ditës: mocioni i votëbesimit për kryetarin dhe organet drejtuese.

Ne mbetemi të përkushtuar që proceset në Federatë të zhvillohen në mënyrë transparente, demokratike dhe në interes të zhvillimit të pingpongut në Kosovë”, ka reaguar Çitaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat