Drejtori i DKRS-së në Fushë Kosovë, Ylber Kelmendi: 'Bota Sot': qëndroi gjithmonë pranë sportistëve!

Sporti

Drejtori i DKRS-së në Fushë Kosovë, Ylber Kelmendi: 'Bota Sot': qëndroi gjithmonë pranë sportistëve!

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 21:56
Ylber Kelmendi,

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Fushë Kosovës, Ylber Kelmendi, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Kelmendi ka theksuar se “Bota sot”, për më shumë se tri dekada, ka qenë një dritare e rëndësishme informimi për të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar 31-vjetorin, "Bota Sot"

‘Bota Sot’ për më shumë se tri dekada, ju keni një dritare e rëndësishme informimi për të gjithë shqiptarët.

Një falënderim i veçantë shkon për mbështetjen e pakursyer që i keni dhënë gjithmonë sportit dhe sportistëve tanë.

Në këtë rrugëtim, e vlerësoj kontributin e palodhshëm te gazetarit Kemajl Goca. Me pasionin dhe përkushtimin e tij, Goca u qëndroi gjithmonë pranë sportistëve, duke dokumentuar hap pas hapi historinë tonë sportive dhe duke u bërë zëri i tyre i fuqishëm.

Suksese të mëtejshme "Bota Sot" dhe festofshi edhe shumë përvjetorë të tjerë plot suksese!”, ka uruar Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat