Kosova ndeshet me Serbinë sonte në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit

Sporti

Kosova ndeshet me Serbinë sonte në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 15:15
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në Counter-Strike 2 do të përballet me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit (Esports Mediterranean Games).

Finalja do të zhvillohet sonte, me fillim nga ora 22:00, në një përballje të veçantë për esportin kosovar, ku ekipi ynë do të ketë mundësinë të luftojë për triumfin në këtë garë ndërkombëtare.

Arritja në finale përbën një sukses të rëndësishëm për Kosovën dhe dëshmi të punës, disiplinës dhe përkushtimit të lojtarëve që po e përfaqësojnë vendin.

Tashmë, Kosova ka përpara një sfidë të madhe, pasi përballë do ta kenë Serbinë, me synimin për ta mbyllur garën me trofe.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Twitch, në kanalin zyrtar të Federatës së Esportit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat