Skiatorja kroate Zrinka Ljutiç rikthehet në pistën amerikane, ku dy vite më parë regjistroi podiumin e parë në karrierë në disiplinën e sllallomit të madh.
Zrinka Ljutiç do të synojë një tjetër rezultat të mirë në garën e dytë të sezonit.
Sipas mediumit kroat, “Veçernj List”, skiatorja kroate po vazhdon paraqitjet pozitive në Kupën e Botës në ski alpine dhe këtë të shtunë do të zbresë në pistën e Killingtonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvillohet gara e dytë e sezonit në disiplinën e sllallomit të madh.
Skiatorja kroate ka pasur një fillim premtues të sezonit, duke përfunduar në vendin e 11-të në garën e Söldenit, ndërsa në dy garat e sllallomit arriti vendin e katërt në Levi të Finlandës dhe vendin e shtatë në Gurgl të Austrisë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, skiatorja kroate aktualisht mban pozitën e pestë dhe synon të vazhdojë grumbullimin e pikëve edhe në garat amerikane.
Killingtoni është një vend i veçantë për kroaten, pasi pikërisht në këtë pistë, në nëntor të vitit 2024, ajo regjistroi podiumin e parë në karrierë në disiplinën e sllallomit të madh, duke përfunduar në vendin e dytë.
Këtë herë, kroatja do të ketë një tjetër mundësi për të treguar formën e saj, ndërsa në start do të paraqitet me numrin 10. Garën do ta hapë suedezja Sara Hector.
15:30 – Lëshimi i parë
18:30 – Lëshimi i dytë