Mikaela Shiffrin kryeson pas lëshimit të parë të garës së sllallomit të madh, që po zhvillohet në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi u rendit në vendin e 13-të, me një kohë që ishte dy sekonda më e ngadaltë se ajo e amerikanes Shiffrin.
Pas lëshimit të parë, Shiffrin kryeson me kohën 1:01.23 minuta.
Në vendin e dytë renditet Alice Robinson nga Zelanda e Re, me 39 të qindtat e sekondës vonesë, ndërsa e treta është suedezja Sara Hector, me 86 të qindtat prapa kryesueses.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) - 1:01.23
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0.39
3. Sara Hector (Suedia) +0.86
4. Julia Scheib (Austria) +1.19
5.Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +1.27
6. Lara Della Mea (Italia) +1.33
7. Paula Moltzan (SHBA) +1.36
8.Camille Rast (Zvicra) +1.37
9. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +1.41
10. Nina O'Brien (SHBA) +1.84