Fer Volley, kampion i Superligës B të Kosovës

Volejboll

Fer Volley, kampion i Superligës B të Kosovës

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:38
Fer Volley, kampion i Superligës B të Kosovës

Klubi ferizajas FerVOLLEY, ka fituar titullin e kampionit në Superligën B, në ndeshjen përcaktuese ndaj KV Gryka.
FerVOLLEY në Pallatin e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, mposhti skuadrën e Grykës 3:0. 

Gryka kishte pranuar që këtë ndeshje të fundit, në cilësinë e vendasit ta luante në Ferizaj.

Seti i parë ishte më bindësi për ferizajaset, të udhëhequra nga treshja me përvojë Nazmije Ibrahimi, Rinesa Hasani e Gresa Raçi.

Kjo periudhë mbyllet 11:25 në favor të FerVOLLEY.

Edhe në setin e dytë, Gryka nuk arriti ta rrezikojë fitoren e FerVOLLEY, duke mbetur nën 20 pikë, për t’i mundësuar ferizajaseve triumf prej 25:16.

Seti i tretë ishte më rivalizues, ku për herë të parë Gryka arriti 23 pikë, që ishin të pamjaftueshme për ta evituar triumfin e FerVOLLEY, me shifrat e përgjithshme 3:0 në sete.

Kupën e Kampionit të Superligës B, kapitenes Nazmije Ibrahimi, ia dorëzoi sekretari i përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi, ndërsa në ceremoninë e medaljeve ai u shoqërua nga anëtari i bordit Valon Xhafaj.

FerVOLLEY nga edicioni i ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së volejbollit të vajzave, duke e quar në tre, numrin e ekipeve të superligës që vijnë nga qyteti i Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat