FVK viziton volejbollisten Llugaliu, që u operua pas lëndimit

Volejboll

FVK viziton volejbollisten Llugaliu, që u operua pas lëndimit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:59
FVK viziton volejbollisten Llugaliu, që u operua pas lëndimit

Në vazhdën e vizitave dedikuar sportistëve që kaluan në dëmtime të natyrave të ndryshme gjatë këtij edicioni, drejtuesit e FVK-së e kanë vizituar volejbollisten e M-Technologie Amela Llugaliu.

Amela kaloi në një ndërhyrje kirurgjike, pas lëndimit që e pësoi në fund të këtij edicioni, e i cili e la për një kohë jashtë parketit.

Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Valon Nikçi, janë pritur nga familja Llugaliu, me dëshirën që nga afër ta vizitojnë Amelën.

Duke e motivuar për kthim akoma më të fortë dhe rikuperim të shpejtë Gjinovci e Nikçi, i kanë ofruar mbështetjen institucionale Amelës dhe premtuan që këtë qasje do ta kenë ndaj të gjithë anëtarëve të komunitetit të volejbollit.

Së shpejti drejtuesit e FVK-së do të vazhdojnë vizitat edhe te volejbollistët tjerë që kaluan operime, për t’i mbështetur dhe inkurajuar për rikthim akoma më të fortë në arenën e volejbollit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat