Leonita Hoxha e gatshme për Kosovë, ka dëshirë të madhe për fitore

Volejboll

Leonita Hoxha e gatshme për Kosovë, ka dëshirë të madhe për fitore

Nga: K.G. Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:06
Leonita Hoxha e gatshme për Kosovë, ka dëshirë të madhe për fitore

Selektori i Kombëtares së Kosovës (femrat), Lorik Ilazi, po punon me përkushtim, që të janë sa më të gatshëm për sfidat e mëdha që e presin nga data 5 maj deri me 9 maj, në kuadër të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2021. 

Kosova është në grupin D dhe mjaft i fortë, ku do të përballen me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Poloninë. 

Për disa ditë Podgorica do të jetë arenë e ndeshjeve të volejbollit.

Volejbollistja e Kombëtares së Kosovës, Leonita Hoxha, shprehet optimiste.

“Puna, angazhimi, dëshira për fitore dhe energjia pozitive mbizotëruese brenda grupit, janë gjithçka për ne, për një paraqitje sa më të mirë në këto gara”, tha Hoxha. Me 5 maj Kosova ndeshet me Malin e Zi (20.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat