Kombëtarja kuqezi humbet edhe sfidën e dytë

Volejboll

Kombëtarja kuqezi humbet edhe sfidën e dytë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:35
Kombëtarja kuqezi humbet edhe sfidën e dytë

Kombëtarja e meshkujve në volejboll është mundur sot 3-0 nga Zvicra (25-18, 25-21, 26-24), në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2021 dhe luajtur në Sllovaki. Shqipëria ndodhet në Grupin E, bashkë me Zvicrën, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Ndeshjet luhen me sistem grumbullimi: Këtë javë luhet në Sllovalki dhe pas 7 ditësh në Rumani. Për Shqipërinë e drejtuar nga trajneri Jani Melka kjo është humbja e dytë në grup, pasi një ditë më parë u mund po 3-0 nga Rumania, ndërsa nesër luan ndaj kombëtares vendase.

Për sa i përket ndeshjes së sotme, ajo ishte me rivalitet dhe emocione, sidomos në setin e dytë e të tretë. Në të parin, zviceranët kanë epërsi dhe fitojnë 25-18, por kuqezinjtë ngrenë nivelin e lojës së tyre në setin e dytë e atë të tretë, ku humbasin në pikët shtesë, set që edhe mund ta kishin fituar.

Faza e parë, Sllovaki 6-8 maj

6 maj, Rumani – Shqipëri, 3-0

7 maj, Zvicër – Shqipëri, 3-0

8 maj, Shqipëri – Sllovaki, 20:30

Faza e dytë, Rumani 14-16 maj

14 maj, Shqipëri – Rumani, 17:00

15 maj, Shqipëri – Sllovaki, 20:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat