Kelmendi: Peja e meritoi titullin, secilin ekip nga 4-shja e kemi mposhtur 3- 5 herë

Volejboll

Kelmendi: Peja e meritoi titullin, secilin ekip nga 4-shja e kemi mposhtur 3- 5 herë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2021 Në ora: 19:39
Qazim Kelmendi

Peja mblodhi të gjitha troftë për edicionin 2020-2021! Volejbollistët e Pejës treguan lojëra shumë të mira në duelet vendimtare, duke arritur pas Kupës së Kosovës edhe titullin e kampionit.

Organizimi në përgjithësi në nivelin më të mirë, puna, angazhimi, disiplina, lojërat cilësore, ishin arma kryesore e suksesit.

Kryetrajneri i Pejës, Qazim Kelmendi, tha se djelmoshat e tij, zbatuan detyrat me përpikëri dhe kjo rezultoj edhe me trofe.  

“I uroj gjithë çunat që për gjatë gjithë vitit djersiten fanellën e KV Peja.

Gjithsesi falënderim dhe urim për gjithë kryesinë dhe donatorët, që na ndihmuan në çdo moment sepse pa ta as që do t’ia dilnim drejt këtyre sukseseve”, thotë Kelmendi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Kryetrajneri pejan ngul këmbët, duke thënë se kjo nuk është befasi: “Jo, nuk është befasi por më së e pritur sepse nuk është një ndeshje, por jemi plot 19 ndeshje pa humbje

E dyta, secilin ekip nga 4-shja e kemi mposhtur 3-4-apo 5 herë vetëm këtë sezon.

Dritën e mposhtem në 5 ndeshje radhazi, në gjysmëfinale të Kupës dhe pastaj edhe për pikë dhe tani në play-off-it me seri 3:0 të fitoreve”.

Peja tani mendon edhe për garat evropiane. 

“Për garat evropiane sigurisht do të analizojmë në tërësi çka dhe si”, tha më tej. Cila ishte arma e këtij suksesit? “Arma më e fortë ishte besimi në grup, se do të dalim fitues në çdo ndeshje. Rival të lehtë nuk kishte, por jo të pamposhtur.

Tani duhet të ulemi e të bisedojmë me kryesinë të gjitha variantet. Do të përpiqem për më të mirën. Planet janë që me vendorët të punojmë sa më shumë për ngritje të cilësisë”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat