Prenga: Jam e bindur që njëjtë si unë do të zgjidhnit gjithmonë volejbollin

Volejboll

Prenga: Jam e bindur që njëjtë si unë do të zgjidhnit gjithmonë volejbollin

Nga: K. G. Më: 3 qershor 2021 Në ora: 14:17
Prenga: Jam e bindur që njëjtë si unë do të zgjidhnit gjithmonë volejbollin

Ndihmëstrajnerja e Kombëtares së Kosovës, Amarilda Prenga, është shprehur se volejbolli është nga sportet më të bukura.

“Dua patjetër të përshëndes të gjitha shoqet e mia volejbolliste ndër vite.

Ato që kanë ëndërruar si unë volejbollin, që janë djersitur, që janë lodhur, që janë hedhur për të kap një top të vështirë, që kanë gëzuar për çdo pikë, që jemi zënë për top e përsëri kemi folur, që jemi gëzuar pa masë kur na ka përqafuar kombëtarja. 

Kemi kënduar himnin gjithë krenari, që kemi humbur, që kemi fituar, që edhe kemi qenë kundërshtare, e që me zemër kanë zgjedhur e kanë luajtur volejboll.

Jam e bindur që njëjtë si unë do të zgjidhnit gjithmonë volejbollin në “kushtet” që se kemi menduar kurrë si janë këto “kushte”. Jeni në kujtimet më të bukura të miat”, ka shkruar Prenga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat