Prishtina F, një klub interesant

Volejboll

Prishtina F, një klub interesant

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:24
Prishtina F, një klub interesant

Volejbolli femëror në vitet e fundit ka shtuar rivalitetin në Superligën e Kosovës.

Prishtina F, klubi më i vjetër në kryeqytet, me drejtor sportiv Mehdi Mehmeti, në dy kampionatet e fundit i ka dhënë një shije elitës. 

Është klub interesant, përveç që përbëhet me lojtare të reja edhe shumica e kryesisë është femërore.

Në dy kampionatet e fundit përfundoi në pozitën e pestë, duke treguar stabilitet dhe me synime që të ndërtojnë një ekip për shtigjet  e gjata. 

Kampionatin që e lamë pas,  Prishtina F u penalizua nga lëndimet e shumta dhe kjo e zmbrapsi nga katërshja e parë. 

Megjithatë për edicioni e ri si Prishtina F dhe të gjitha skuadrat tjera pretendojnë të përgatiten sa më mirë. krejt në fund. Prishtina F njihet si klub model për punë dhe për fair-play.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat