Volejbollisti i kombëtares transferohet në Itali

Volejboll

Volejbollisti i kombëtares transferohet në Itali

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 11:04
Volejbollisti i kombëtares transferohet në Itali

Volejbollisti shkodran Anton Qafarena, 24 vjeç dhe 2.04 metra i gjatë, një nga lojtarët e ekipit kombëtar shqiptar, ka nënshkruar me skuadrën italiane të Verona Volley, me të cilën do të luajë sezonin e ardhshëm sportiv 2021-2022.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra italiane, që e konsideron këtë afrim të volejbollistit kuqezi si një përforcim të rëndësishëm.

Ekipi i Verona Volley luan në Superligën italiane, ndërkohë që Qafarena ka luajtur sezonin e fundit në Ukrainë, me ekipin e Barkom Kazhany, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Verona Volley sezonin e ri.

Për mua është një sfidë e madhe, ku do të përpiqem të jap më të mirën e mundshme për skuadrën, për të arritur objektivat. Mezi pres të nis këtë aventurë të re, shihemi së shpejti”, ka qenë komenti i Anton Qafarena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat