KV Drita fiton edhe turneun “Ismet Ramadani”! Adelajda Prenga, lojtarja më e mirë

Volejboll

KV Drita fiton edhe turneun “Ismet Ramadani”! Adelajda Prenga, lojtarja më e mirë

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2021 Në ora: 20:35
KV Drita fiton edhe turneun “Ismet Ramadani”! Adelajda Prenga, lojtarja më e mirë

Kampiones ashtu si i ka hije në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Drita nga Gjilani fiton turneun përkujtimor “Ismet Ramadani” në volejboll.

Vashat gjilanase treguan lojë më të mirë e me meritë fituan turneun.

Image

Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, është i kënaqur me angazhimin e volejbollisteve të tija.

“Turneu tradicional i cili organizohet nga KVF Ferizaj për nder dhe në emër të njeriut që dha shumë për sportin e volejbollit t[ Kosovës  “Ismet J. Ramadani” u mbajt sot ne Ferizaj.Ne turne ishin pjesëmarrës 4 ekipe:

1. KVF Ferizaj si organizator,
2. KV DRITA - Femrat
3. KV Skenderaj dhe
4. KV FER VOLLEY

Drita jonë doli fituese e këtij turne duke arritur të mos humbe as edhe një set të vetëm!
Gjithashtu MVP e turneut doli lojtarja Dritës, Adelajda Prenga, e cila u nderua me Kupën e MVP-së. Ishte turne me nivele te larte te organizimit.”,
shkruan në faqen e KV Dritës.

Tre vendet e para e nderuan me medalje dhe fituesi turneut me Kupë.

Rezultatet e Turneut:
Gjysmëfinalet

KVF Ferizaj - KV Drita 0-2
KV Fer Volley - KV Skenderaj 2-1
Vendi 3-te
KVF Ferizaj - KV Skenderaj 0-2

Finalja
KV Drita - KV Fer Volley 3:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat