Dikur sportiste e dalluar në Kosovë, sot është nënë dhe jeton në Evropë

Volejboll

Dikur sportiste e dalluar në Kosovë, sot është nënë dhe jeton në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:40
Dikur sportiste e dalluar në Kosovë, sot është nënë dhe jeton në Evropë

Ka kohë që nuk është në Kosovë. Është Albulena Mehmeti, prej ish volejbollisteve më të mira në Kosovë, një kohë ka luajtur edhe në Itali, për Dannuziano.

Albulena sot jeton në shtetin gjerman, është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve.   

“Kam disa vite qe jetoj në Gjermani.

Kam dy vajza”, tregon Albulena për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ferizajasja edhe pse është në Gjermani, e përcjellë me vëmendje volejbollin në Kosovë: “Volejbollin e Kosovës e përcjelli më shumë në rrjete sociale, aty marr më shumë informacione rreth volejbollit”.

Cila ekip është favorite për kampion në konkurrencën e femrave?

“Me sa kam parë Fer Volley më duket favorit për këtë vit!”, thotë Albulena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat