Rivalitet mes Prishtinës e Vëllaznimit, fitojnë kryeqytetasit 

Volejboll

Rivalitet mes Prishtinës e Vëllaznimit, fitojnë kryeqytetasit 

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 18:12
Rivalitet mes Prishtinës e Vëllaznimit, fitojnë kryeqytetasit 

Prishtina Volley ka shënuar fitore të madhe në përballje me Vëllaznimin nga Gjakova.

Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 3:1 (25:18, 25:27, 25:16, 30:28) ndaj gjakovarëve, në ndeshjen e javës së 7-të të Superligës së Kosovës në volejboll.

Ndeshje me rivalitet  mes prishtinasve dhe gjakovarëve, sidomos seti i dytë dhe ai i katërt përfunduan shumë ngushtë.

“Vjen fitorja e vështirë e Prishtinës”, ka shkruar Xhavit Kajtazi, kryetrajner i Prishtina Volley. 

Vëllaznimi mbetet në vend të nëntë në kuotën e 0 pikëve dhe Prishtina Volley përforcon pozitën e shtatë me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat