Shqipëria në grup me Poloninë, Austrinë dhe Ukrainën

Volejboll

Shqipëria në grup me Poloninë, Austrinë dhe Ukrainën

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:46
Shqipëria në grup me Poloninë, Austrinë dhe Ukrainën

Federata Shqiptare e Volejbollit ka konfirmuar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Kampionatit Europian për moshën U-19 vajza. Ky event do të zhvillohet në periudhën janar-prill të vitit të ardhshëm.

Raundi i parë do të zhvillohet në janar, ndërkohë që Shqipëria do të luajë në raundin e dytë, në fazën e grupeve. Vajzat kuqezi janë në Grupin G, bashkë me Poloninë, Austrinë dhe Ukrainën.

Sipas FSHV-së, Federata Europiane e Volejbollit i ka besuar Shqipërisë organizimin e ndeshjeve të këtij grupi. Ato do të luhen në mjediset e sallës sportive “Feti Borova” në kryeqytet, më datat 8-10 prill 2022.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në një event të kësaj grupmoshe  (u-19 vajza) brenda pak vitesh.

Në shtator të vitit 2018, Shqipëria mori pjesë në fazën finale të Europianit, si vend organizator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat