Seminari për trajnerë të volejbollit nën ligjërimin e Bujar Dervishajt

Volejboll

Seminari për trajnerë të volejbollit nën ligjërimin e Bujar Dervishajt

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 17:26
Abedin Ibrahimi, majtas e Bujar Dervishaj në mes dhe Valon Nikçi në të djathtë

Seminari për trajnerë të volejbollit nën ligjërimin e Bujar Dervishajt.

Të enjten, 21.12.2021, do të mbahet seminari për trajnerë të volejbollit në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve me fillim nga ora 18:00.

Nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Bujar Dervishaj (anëtar i Komisionit Profesional), ky seminar ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe edukimin e mëtutjeshëm të trajnerëve kosovarë të volejbollit.

Seminari do të fokusohet në trajnime teorike dhe praktike, derisa trajnerët pjesmarrës ftohen që të paraqiten në Federatën e Volebollit të Kosovës paraprakisht, për shkak të numrit të kufizuar të pjesmarrësve, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat