Edhe një tjetër ish nënkryetar i FVK-së, Prelvukaj, e thotë hapur për abuzime se*suale në sportin e Kosovës: Disa e kanë lënë...

Volejboll

Edhe një tjetër ish nënkryetar i FVK-së, Prelvukaj, e thotë hapur për abuzime se*suale në sportin e Kosovës: Disa e kanë lënë...

Nga: K. Goca Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 14:37
Hysni Prelvukaj

Gjithnjë e më shumë po dalin në sipërfaqe problemet që po ballafaqohet sporti i Kosovës.

Në ditëve të fundit, dy ish nënkryetarë të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Visar Alimehaj dhe Hysni Prelvukaj, shprehën shqetësimet. 

Së fundi Prelvukaj e ka thënë troç se ka abuzime se*suale dhe ky fenomen duhet luftuar fuqishëm.

Image

Komenti i Prelvukajt

Pelvukaj njihet nga më të zëshmit ose siç thotë shpesh, mbi të gjitha karakteri njerëzor.

 “Visar, mos u bën merak se dikush që po kundërshton anonim e paska prek dikë ose e ka haverin aty ku mund ta prek kjo temë.

Ka pas shumë prej atyre që kanë abuzu e sidomos nga pozita e trajnerit apo ‘shefave’ të klubeve!

Kurse këta avokatët që po ju dalin në mbrojtje me siguri se me ndihmën e tyre janë akomodu brenda FVK-ës.

Për hir të atyre që kanë abuzu një pjesë e komunitetit dhe besa edhe sportiste aktive e kanë lanë sportin e volejbollit por edhe në sporte tjera janë largu nga aktivitet vetëm mos me leju veten me u taku me at ‘soj’ personash!”, ka komentuar mes të tjera Prelvukaj në shkrimin “Një zyrtar i FVK-së i lutet Alimehajt e Dervishajt: Dëshmitë sillni në federatë ose çoni në polici e prokurori”.

Prelvukaj ka kohë që ka dhënë dorëheqje nga FVK, siç ka thënë "nuk është pamorlshme veç me vjedhë, por edhe në aspekte tjera" dhe sipas tij, "nuk ka pranuar të punon me disa të pamoralshëm"! 
Para pak ditësh ka komentuar edhe Visar Alimehaj.

“E kam ngrit këtë shqetësim edhe tek Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Ka raste të abuzimeve edhe në Kosovë. Disa janë lajmëruar dhe shumica as nuk lajmërohen.

Këtë punë duhet ta merr shumë seriozisht Ministria por edhe Komiteti Olimpik i Kosovës” , ka komentuar Alimehaj.

“Para dy vitesh e kam kuptuar se kanë qenë dy raste të lajmëruara në prokurori. Mirëpo kamë kuptuar se ka raste tjera të ngacmimeve dhe abuzimeve”, ka komentuar me tej Alimehaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat