Kosova nikoqire e ndeshjeve të Kampionatit Evropian

Volejboll

Kosova nikoqire e ndeshjeve të Kampionatit Evropian

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 21:35
Ilustrim

Kosova, nikoqire e ndeshjeve të grupit të Kampionatit Evropian për grupmoshën U22 (meshkujt).

Tentativat e vazhdueshme të Federatës së Volejbollit të Kosovës që të jetë nikoqire e një eventi jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është Kampionati Evropian, në fund u shpërblyen duke fituar të drejtën për organizimin e ndeshjeve të grupit respektiv.

'Dardanët' janë pjesë e Grupit E, së bashku me Holandën, Sllovakinë dhe Azerbajxhanin dhe të gjitha përballjet e këtij grupi do të zhvillohen në territorin Republikës së Kosovës.

Ndeshjet do të luhen mes datave 19-23 maj, 2022 dhe FVK ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e takimeve në harmoni me rregulloren dhe standardet që i kërkon një garë siç është Kampionati Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat