Seminarin për herë të parë e ndoqën edhe 17 gjyqtarë te rinj

Volejboll

Seminarin për herë të parë e ndoqën edhe 17 gjyqtarë te rinj

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 13:31
Seminarin për herë të parë e ndoqën edhe 17 gjyqtarë te rinj

Me organizim të Shoqatës së Gjyqtarëve të Volejbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Komisionin e Garave, u mbajt seminari i parë me gjyqtarët e volejbollit për pjesën e dytë të kampionatit.

Në hapje të seminarit, anëtarëve të shoqatës iu drejtua Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, z.Valon Nikqi, me ç'rast konfirmoi mbështetjen që edhe kjo fazë përmbyllëse e kampionatit të kalojë me sukses.

Kryetari i Komisionit të Garave, Ardian Ibraj njoftoi të gjitha kërkesat që duhet të plotësohen nga gjyqtarët në mënyrë që ndeshjet të permbyllen në bazë të rregulloreve në fuqi.

Me rastin e arritjes se moshës së pensionimit, gjyqtarët veteranë Lulzim Gërguri, Fadil Lumi, Xhevdet Bytyqi, Senad Haxha si dhe Agim Abdullahu u shpërblyen me mirënjohje për kontributin shumë-vjeçar në volejbollin e Kosovës.

Kryetari i shoqatës, tashmë edhe gjyqtar me thirrje ndërkombëtare, Istref Elezaj ligjëroi seminarin interaktiv "Protokolli Ndërkombëtar për Menaxhimin dhe Përmbylljen me sukses të Ndeshjeve".

Këtë seminar për herë të parë e ndoqën edhe 17 gjyqtarë te rinj, së bashku me kolegët e tyre me përvojë disa-vjeçare. Kështu, me hapa të sigurtë, shoqata po synon që në të gjitha aspektet të arrijë standardet ndërkombëtare.

Ne fund të seminarit u mbajt edhe testi me shkrim për të gjithë gjyqtarët, si një metodë shtytëse për ngritjen e nivelit të njohjes me rregullat dhe procedurat zyrtare të gjykimit të ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat